Masa qortuese për targat ilegale, kjo është situata aktuale në veri

Sot ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor, si fazë e parë e konvertimit të targave në RKS.
Ekipi i RTV21 po qëndron në pikën kufitare në Jarinjë, nga ku po raportoi se situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.
Disa shoferë lidhur me implementimin e vendimit të Qeverisë, për RTV21 kanë thënë se për këtë presin “urdhër nga presidenti Vuçiq”.
Për RTV21 nga KFOR-i kanë thënë se janë të gatshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në tërë territorin e katër komunave veriore./21Media 

 
 

Back to top button