Inspektorët në aksion

 

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë kanë dalë në terren për të parë nga afër zbatimin e masave të reja të vendsorua , të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Inspektorati po vëzhgon për mbarëvajtjen e aktivitetit të bizneseve sipas rregullave të përcaktuara në bazë të këtij vendimi.

Gjatë inspektimeve, inspektorët e tregut i njoftuan afaristët se duhet respektuar në përpikëri masat e reja, sipas vendimit të qeverisë.

Sipas kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla, aksioni i inspektimeve do të vazhdojë deri në orët e vona të së premtes dhe do të vazhdojë edhe ditëve e netëve tjera për t’iu bërë me dije bizneseve se inspektorët do të jenë të pranishëm në çdo kohë për të parë se sa po zbatohen masat nga bizneset.
Prej sot në orën 18:00 kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës për mbrotjen nga COVID-19. Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona./21Media

Back to top button