MASHT reagon lidhur me dhunimin e nxënëses në Drenas

MASHT mbështet vendimin e DKA-së së Drenasit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), dënon ashpër rastin e abuzimit të nxënëses 16-vjeçare nga mësimdhënësi i saj në komunën e Drenasit.

“Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme në shoqëritë e zhvilluara, ku për të miturit garantohet siguri e mirëqenie me konventa dhe ligje”, thuhet në reagim.

MASHT shpreh shqetësim dhe indinjatë në lidhje me këtë histori të dhembshme të një nxënëse të mitur, aq më tepër kur abuzimi me të ndodhë pikërisht nga ata që janë të thirrur të kujdesen për sigurinë e saj dhe të gjithë fëmijëve të Kosovës.

Gjithashtu, MASHT i jep përkrahje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Drenas për vendimin e marrë për suspendimin e mësimdhënësit Sh.Xh. dhe iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren seriozisht me këtë rast.

Back to top button