Kaloni te përmbajtja kryesore

MASHTI: 130 mijë aplikantë i kanë pranuar mjetet për tekstet shkollore

Deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore, kështu bëri të ditur Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër.

“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet”, ka shkruar Kelmendi.

Ai tutje ka shtuar se janë në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore.

Kelmendi tutje ka treguar se nga platforma eKosova kanë pranuar gjithsej 178 mijë e 580 aplikime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button