Mashtroi me bileta të udhëtimit, arrestohet i dyshuari në Pejë

Është arestuar një person i dyshuar në Pejë për veprën penale “Mashtrim”.
Të hënën viktima kishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë se me 31 gusht kishte paguar dy bileta udhëtimi  në vlerë prej 1 mijë e 38 euro në një agjenci turistike në Pejë. Viktima kur kishte shkuar në aeroportin e Prishtinës, kishte kuptuar se udhëtimi nuk mund të realizohej, pasi qe nuk ishte bërë rezervimi nga agjencia ku kishte bërë pagesën e biletave të udhëtimit.
Policia e Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin. Me urdhër Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
“Më datë 14.09.2022  në Stacionin Policor Pejë, kanë  raportuar edhe shtatë (7) viktima tjera të cilat kishin rezervuar bileta udhëtimi për pushime jashtë vendit në shumë prej nëntëmijë e tetëqind e tridhjetë e gjashtë (9836) euro. Në agjenci viktimat kishin paguar për bileta udhëtimi  shumën  prej dhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e katër (10874) euro”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Rasti është në proces nga njësiti i hetimeve Stacioni Policor Pejë./21Media

Back to top button