Mashtroi qytetarët për subvencione, arrestohet zyrtari komunal i Fushë Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me iniciale (I. K.), i cili dyshohet se duke e keqpërdorur pozitën e tij si zyrtarë në Komunën e Fushë Kosovës, i ka mashtruar ankuesit, duke u premtuar që do t’i ndihmojë në marrjen e subvencioneve.
Sipas njoftimit, të dëmtuarit në këtë rast, duke e pasur parasysh se i njëjti punon si zyrtarë në komunë i kanë besuar dhe i kanë dhënë para (disa mijë euro) për rregullimin e dokumenteve dhe aplikimin për subvencione, e që në fakt i dyshuari nuk ka rregulluar dokumente e as që ka aplikuar për subvencione, duke ju shkaktuar dëm të konsiderueshëm material ankuesve.
Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim”.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button