Mashtronte fermerët, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Lipjan një person me inicialet G.N. 29 vjeçar për mashtrim të disa fermerëve në Istog dhe Skenderaj.
Personi i arrestuar dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë 6.500 euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes duke mashtruar një person tjetër.
Ai po ashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penal të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos u përgjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro.
Ndaj personit të dyshuar janë të evidentuara disa raste të iniciuara për “mashtrim”, andaj pas ndalimit dhe arrestimit të tij, i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent dërgohet në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /21Media

Back to top button