Maskat grabisin një argjendari
Vodhën mall në vlerë prej 10 milionë lekë
Një argjendari është grabitur në qendër të Lushnjes në Shqipëri.
Grabitja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.
Nga informacionet paraprake dyshohet se vjedhja është bërë nga 4 persona të maskuar, rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Pronari i argjendarisë pretendon se shuma e vjedhur arrin në 10 milionë lekë të vjetra.
Grabitësit kanë thyer qepenin dhe xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur bizhuteritë./oranews