Matoshi lë të hapur mundësinë që nesër mund të ketë koalicion Vetëvendosje – Nisma

(Lajm i përditësuar)
Matoshi lë të hapur mundësinë që nesër mund të ketë koalicion Vetëvendosje – Nisma
Fatmir Matoshi nga Nisma, në emisionin “Click” në RTV21, la të hapur mundësinë që nesër mund të ketë koalicion mes Vetëvendosjes dhe Nismës.
“Mundet me pasë nesër. Deri në këtë moment nuk ka, por nesër mund të ketë”, u shpreh ai.
Matoshi: S’kemi votë për Qeverinë Kurti , pa Limajn kryeparlamentar
Fatmr Matoshi në emisonin “Click” në RTV21 tha se Nisma nuk ka votë për Qeverinë Kurti nëse ata nuk kanë votë për Fatmir Limajn si kryeparlamentar.
“Për momentin, jo , nuk kemi votë sepse ne këto vota i kemi ofru në takimin e parë”, tha ai.
Matoshi: Nuk e kemi më patjetër postin e kryeparlamentarit, por Limaj është më i miri
Fatmr Matoshi në emisonin “Click” në RTV21 tha se Nisma nuk e ka me patjetër që Fatmir Limaj të bëhet kryetar Kuvendi por sipas tij ai aktualisht është emri më i pranueshëm nga të dyja subjektet LVV-ja dhe Nisma.
“Kjo nuk ka të bëjë me ego se Fatmir Limajn po e bëjmë më të madh ose më të vogël..fakti që ai do të zgjidhet kryetar i Kuvendit nuk e bën tjetër Fatmir Limajn, por është kandidati më i mirë dhe këtë duhet ta mendojë edhe Vetëvendosje”, tha ai.
Matoshi: Nesër mund të konstituohet Kuvendi nëse ka vullnet Vetëvendosja
Fatmr Matoshi në emisonin “Click” në RTV21 tha nesër ( të premten) mund të ketë konstituim të Kuvendit nëse ka vullnet nga Vetëvendosja.
” Fakti që një parti politike i ka 48 deputetë dhe jemi 6 muaj pas mbarimit të zgjedhjeve nuk me len shumë më besu dhe shpresu dqë e kanë dashtë përnjëmend konstituimin sepse ka pasur mënyra të shumta”, tha ai.
Matoshi për marrëveshjen me LVV-në: Ende jemi në pozicionet në të cilat kemi qenë
Fatmir Matoshi në emisionin “Click” në RTV21 tha se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje me Vetëvendosjen.
“Kemi dhënë një ide që mendojmë se Nisma duhet t’i marrë përgjegjësitë e saj në Kuvend. Kemi pasur dakordim në fillim, por më vonë kjo ka ndryshuar. Ende jemi në pozicionet në të cilat kemi qenë. Shohim çfarë do të sjellë mëngjesi i nesërm”, u shpreh Matoshi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?