Maturantët e Istogut nuk do shkojnë në Shqipëri

Maturantë nga Komuna e Istogut këtë vit nuk do të marrin pjesë në ekskursionin  në Shqipëri.
Për portalin rtv21.tv, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë, Naim Behlulaj tha se ky vendim është marrë për shkak të gjendjes ekonomike, teksa shtoi se edhe në zyrën e tij ka pasur disa kërkesa nga disa prind për ndërprerjen e ekskursionit.
Kanë ardhur në zyre disa prindër kanë kërkuar që mos të organizohet këtë vit ky ekskursion“, tha ndër tjera Behlulaj për portalin rtv21.tv.
Tutje, Behlulaj tha se e ka parë të arsyeshme që të ndërpritet ekskursioni i maturantëve për Shqipëri edhe për shkak të grevës.
Por, Behlulaj nuk ka përjashtuar mundësin që ky ekskursion të organizohet në fund të vitit shkollor./21Media
Back to top button