May: Do të luftojmë me çdo formë terrorizmin

May premtoi sot se do të luftojnë terrorizmin në të gjithë format e tij

Kjo deklaratë vie pas sulmit terrorist në Londër, ku u goditën besimtarët myslimanë pranë xhamisë në Finsbury Park.

“Ky sulm na sjell në kujtesë se terrorizmi, ekstremizmi dhe urrejtja po marrin trajta të shumta, dhe vendosmëria jonë qëndron në fakt për t’i luftuar kushdo qoftë përgjegjësi”, deklaroi  Kryeministrja britanike, Theresa May për median, para Downing Street pas një takimi urgjent të qeverisë, raporton AFP.

Sulmi, i cilësuar terrorist nga ana e policisë u shënua dje në mbrëmje pranë xhamisë në Finsbury Park, në veri të Londrës. Një burrë rreth të 48-e ka në timonin e një kamioncine të bardhë ka eçur me shpejtësi të madhe mes për mes kalimtarëve që dilnin nga një shërbesë fetare, pas Iftarit.

Një burrë rezulton i vdekur në vendngjarje, por sipas policisë është ende shumë herët për të bërë me dije nëse vdekja e tij lidhet me ngjarjen në fjalë apo jo.

Polici ka njoftuar se dhjetë persona u plagosën gjatë sulmit, të gjithë nga komuniteti mysliman./KosovaPress/

 

Back to top button