Mazreku: Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE është ambicie imagjinare

(Lajm i përditësuar)
Mazreku: Aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE është ambicie imagjinare
Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku në ”Click” të RTV21 ka përmendur tre skenare që sipas tyre, Kosova mund të anatarësohet në Bashkimin Evropian (BE).
”Në këto rrethana që është BE aplikimi i Kosovës për antarësimin në BE është ambice imagjinare për shkake që duhet me dalë nga BE këto 5 vende për me u antarësu Kosova, ose duhet me u ndryshu traktati i Lisbonës që nuk ka vullnet olitik me u ndryshu traktati i Lisbonës, ose skenari i tretë Kosova duhet me hek dorë nga deklarata e saj e Pavarësisë”,tha Mazreku .
Musa: 6 miliardë nuk janë shumë Kosova t’i ketë prioritet projektet infrastrukturore
Lekë Musa njohës i çështjeve ekonomike, në ”Click” të RTV21 tha se fondet e BE-së për vendet e Ballkanit nuk janë shumë.
”6 miliardë nuk janë shumë, kur flasim për projekte të infrastrukturës, sidomos kur flasim për gjitha këto vende, Kosova t’i ketë prioritet projektet infrastrukturore”, tha Musa.
6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor nga BE, Musa: Kosova në këtë garë është e fundit
Lekë Musa njohës i çështjeve ekonomike, në ”Click” të RTV21 deklaroi se Kosova është e fundit në garës sa i përket planit të BE-së për ndarjen e 6 miliardë eurove në Ballkanin Perëndimor.
”Kosova në këtë garë është e fundit sa i përket tërheqjës së këtyre fondeve si dhe me projkete investive, Kosova është mbyll në aspketin territorial”, tha ndër tjera Musa.
Ai tutuje tha se Kosova duhet t’i kryej ”detyrat e veta, të kemi projkete që kanë sencë ekonomik”.
BE me 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Ramosaj: Kemi me pas shumë pengesa
Profesori universitar, Berim Ramosaj sonte në Click të RTV21 tha se me planin e BE-së për të investuar 6 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor Kosova do të ketë shumë pengesa në marrjen e këtyre mjeteve.
”Janë të definuara mundësitë marrja e këtyre mjeteve, duke u bazuar në idetet e projekteve konkrete të cilat janë atratktive duke u bazuar në marrëdhnie ballkanike këtu kemi me pas shumë pengesa”, tha Ramosaj.
Bashkimi evropian planifikon investime prej gjashtë miliardë euro në Ballkanin Perendimor. Prej këtyre 4 miliardë do të jenë kredi dhe dy miliardë grante.
Ky plan i Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të Ballikanit Perendimor u diskutua dje në Shkup mes përfaqësuesve të Brukselit dhe Ballkanit Perendimor. Plani parashikon që fondet e planit, të jenë të disponueshme për vendet pasi ata ti kenë zbatuar disa reforma.
Fetoshi: O’Brien përdori gjuhë kërcënuese, gjuhë paralajmëruese
Arben Fetoshi analsit politik duke komentuar deklaratat e ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien tha se ai ka përdorur një gjuhë më të ashpërsuar dje në Shkup.
”Gjuhë kërcënuese e O’Brien, gjuhë paralajmëruese dhe kërcënuese, ashparësuese, i cili ishte epiqendra e Samitit të Shkupit dje”, tha Fetoshi ndër tjera.
Musa: Pjesa dërrmuese e fjalimit të O’Brien dje në Shkup ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë
Lekë Musa njohës i çështjeve ekonomike, në ”Click” të RTV21 tha se deklarata e ndihmës Sekretari të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për rritjen ekonomike për Ballkanin Perëndimor që tha se në këtë proces, asnjë nga vendet e rajonit, nuk do të mund të vendos veto për vendin tjetër, është një testim.
”Agjenda në një formë është një testim ndaj vende të cilat janë në proces të integrimit në BE me pa se sa jan♪7 të gatshme me bashkëpunu mes vete”, tha Musa.
Musa tutje tha se pjesa dërrmuese e fjalimit të Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien dje në Shkup ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë me i pa se sa janë të gatshme këto vende me bashkëpunu.
Mazreku: BE-ja mundet me u mburrë me politikën e zgjerimit
Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku në ”Click” të RTV21 tha se politika e zgjerimit është ajo me çka mundet me u mburrë Bashkimi Evropian (BE) në historikun e egzistencës së saj.
”Bashkimi Evropian nese ka pasur me çka me u mburrë në egzisten e historisë së vetë është politika e zgjerimit, kjo i ka pasur uljet dhe ngritjet e veta”, tha Mazreku.
Mazreku ndër tjera ka shtuar se ”Dështimet e politikes së butë të BE-së nuk janë evidente vetëm te vendet që kanë aspirata me u antarësu në BE”./21Media