Mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

 

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se më 9 qershor do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2020.

Ministria ka njoftuar se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës./21Media

Back to top button