Mbahet konferenca e nëntë gjyqësore

“Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon sot nga ora 09:30 mbanë konferencën e nëntë gjyqësore e cila mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”

Hapjen e punimeve të konferencës do ta bëjë Skender Çoçaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fjalë përshëndetëse:

• Enver Peci, Kryetar, Gjykata Supreme e Kosovës

• Abelard Tahiri, Ministër në detyrë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës

• Bahri Hyseni, Kryesues, Këshilli Prokurorial i Kosovës

• Cezary Michalczuk, Shef për Sundimin e Ligjit, Zyra e BE-së në Kosovë

• Jan Braathu, Ambasador, Misioni i OSBE-së në Kosovë

• Maksim Qoku, Zv/Kryetar, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë

• Vesna Medenica, Kryetare, Gjykata Supreme e Malit të Zi

• Faik Arslani – Ud/i Kryetarit, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut.

Back to top button