Mbahet mbledhja e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues

Këshilli  nxori rekomandime për disa nga udhëheqësit në pozita të larta drejtuese

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi mori sot pjesë në mbledhjen e Këshillit për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues.

Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar raportet një vjeçare të punës së udhëheqësve të lartë , të përgatitura në bazë të rregullores 06/2012 për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Kosovës.

Këshilli po ashtu, bazuar në nenin 22 pika 1 të kësaj rregulloreje, miratoi vlerësimin e punës si dhe nxori rekomandime për disa nga udhëheqësit në pozita të larta drejtuese.

Propozimet do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e radhës të Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button