Mbahet punëtoria “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtar

Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial (OPDAT) në Kosovë, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, sot do të mbajnë punëtorinë “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarja e parasë”.

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtar nga institucione te zbatimit te ligjit dhe të tjera.

Punëtoria është organizuar me përkrahje të PK-së dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare dhe do të adresojë sfidat dhe zbrazëtirat potenciale në legjislacion, bashkëpunim dhe kapacitete të të gjitha institucioneve përgjegjëse për rregullim, trajtim dhe ndjekje të financimit të terrorizmit dhe shpëlarjes së parasë.

Punëtoria fillon në ora 9:00 në njërin nga hotelet në kryeqytet.

Back to top button