Mbahet seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”

Të akuzuarit sot e japin fjalën e tyre përfundimtare

Sot vazhdon seanca përfundimtare në procesin gjyqësor i njohur si “Syri i Popullit”.

Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.

Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” ka filluar më 16 janar dhe do vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën pritet që të akuzuarit Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana ta japin fjalën e tyre përfundimtare.

Dje prokurori special, Sylë Hoxhës, ka thënë se të akuzuarit kishin për qëllim vrasjen e personaliteteve të larta shtetërore të cilët ata i konsideronin tradhtarë të kombit.

Ndërsa, i akuzuari Sadri Ramabaja ka deklaruar se qëllimi i këtij procesi është eliminimi i tij dhe hakmarrja politike. Sipas tij, organizata pjesë e së cilës akuzohet se është, është e krijuar nga SHIK-u.

Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari Rexhep Topllana Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button