Mbahet tryeza “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”

Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Demokracia në Veprim organizojnë tryezën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”

Tryeza “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” do të mbahet sot me fillim nga ora 12:00.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga: Shpend Emini, drejtor Ekzekutiv, Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Greg Delawie, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Po ashtu pjesë e kësaj tryeze do të jenë: Valdete Daka, kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Laura Pula, koordinatore Nacionale për Zgjedhje, Prokuroria e Shtetit, Naim Rexha, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Operacioneve, Policia e Kosovës, Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./21Media

Back to top button