Mbajti nënën e vdekur 6 javë në shtëpi, e rrethoi me 60 aromatizues

Kufomën e ka rrethuar me 60 aromatizues ajri

Një vajzë ka mbajtur të vdekur nënën e saj në banesë për 6 javë, duke rrethuar kufomën që po kalbej në shtëpi me më shumë se 60 aromatizues ajri, tha policia.

Jo-Whitney Outland, 55 vjeçare është akuzuar javën e kaluar me fshehjen e një trupi.

Raporthet se ajo e ka mbuluar trupin e Rosemary Outland me batanije në përpjekje për të zvogëluar kundërmimin e mishit të kalbur.

Departamenti i Policisë Bristol-Virginia tha se oficerët u përballën me një erë dërrmuese në shtëpi të hënën.

Rosemari, 78 vjeç, nuk ishte parë prej ditësh dhe të afërmit u shqetësuan. Ditë më vonë, policia kontrolloi shtëpinë e Outland, raporton oranews.

Steve Crawford nga policia tha se hetimi filloi të hënën kur të afërmit e Outland ishin të shqetësuar për mirëqenien e nënës së saj, Rosemary Outland.

Hetuesit besojnë se Rosemary Outland, 78 vjeç ka vdekur në fund të dhjetorit.

Back to top button