Mbappe flet rreth transferimit të tij në Real Madrid

PSG ka mposhtur mbrëmë Real Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.
Goli që i dha fitoren parisienëve u shënua nga Mbappe në minutën e fundit të kohës shtesë.
21-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022 dhe klubi francez po bën të pamundurën për të rinovuar me të, por sipas raportimeve, talenti e ka refuzuar vazhdimisht një rinovim kontrate.
Por, për këtë çështje, pas ndeshjes sulmuesi francez, Mbappe u shpreh qartë e shkurt: “Flasim për PSG-në dhe Realin, dy klube të mëdha, por unë jam lojtar i PSG-së – jam gjithmonë shumë i lumtur” – tha Mbappe.
“Kjo ndeshje që ka ndikim tek e ardhmja jote? Jo, nuk kam vendosur. Jap më të mirën dhe pastaj të shohim çfarë do ndodh në sezonin tjetër”, deklaroi ai për “Moviestar”./21Media

Back to top button