​Mbappe i pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Francë

Kapiteni i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe tha se rezultatet e zgjedhjeve në vendin e tij ishin katastrofike, pasi ata po i afrohen një qeverie të parë të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tubimi Kombëtar fitoi rezultate të forta – rreth 33% të votave në mbarë vendin – në raundin e parë të zgjedhjeve të nxituara, raporton KosovaPress.

Raundi i dytë i zgjedhjeve legjislative do të mbahet të dielën, me partinë e Marine Le Pen të gatshme për të fituar pushtetin.

Mbappe tha të enjten se njerëzit duhej të dilnin për të votuar “tani, më shumë se kurrë”, sepse ishte një situatë “urgjente”.

“Ne nuk mund ta lëmë vendin tonë të bjerë në duart e këtyre njerëzve,” tha ai.

Mbappe po fliste përpara ndeshjes së Francës kundër Portugalisë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian në Hamburg të premten.

Back to top button