Mbappe: Në Itali do të shkoja vetëm te Milani

Superylli i PSG-së dhe Francës, Kylian Mbappé i tha një tifozi se ai do t’i bashkohej Milanit nëse do të transferohej në Serie A.
Reprezentuesi francez u emërua në FIFA FIFPRO Men’s Ëorld 11 të hënën mbrëma dhe pas ceremonisë së mbajtur në Paris, një tifoz i kërkoi të transferohej në Serie A.
Përgjigja ishte e shkurtër dhe e shpejtë, me superyllin francez që pretendoi se do t’i bashkohej Milanit nëse do të kalonte në Serie A një ditë.
Kuqezinjtë dihet se janë skuadra e preferuar e Mbappes në Itali. Një vit më parë, ai tha për “Gazzetta” se: “Lidhja ime me Milanin është e veçantë. Si fëmijë kam pasur një dado italiane dhe kam kaluar shumë kohë me familjen e saj, të gjithë tifozët e Milanit. Kështu, falë tyre, edhe unë bëja tifo për ‘Rosonerët’ dhe pashë shumë ndeshje të Milanit”.
Fotoja e Mbappe-s i veshur me fanellën e kuqezinjve gjatë një interviste si fëmijë është përdorur shpesh nga tifozët e Milanit në rrjetet sociale ndër vite.

Back to top button