Mbappe shënon golin e parë në Euro 2024, Polonia në disavantazh

(Lajm i përditësuar)
Polonia rikthehet në lojë, Lewandowski i shënon Francës
Është shënuar edhe goli i dytë në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Francës dhe Polonisë.
Kombëtarja e Polonisë ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Francës, falë golit të shënuar Robert Lewandowskit, raporton KosovaPress.
Lewandowski shënon në minutën 79’ nga penalltia për 1:1.
Golin e gjeni më poshtë.
Mbappe shënon golin e parë në Euro 2024, Polonia në disavantazh (VIDEO)
Është shënuar goli i parë në stadiumin “Signal Iduna Park”, ku po luhet ndeshja e Euro 2024 mes Francës dhe Polonisë.
Kombëtarja e Francës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Polonisë, falë golit të shënuar nga Kylian Mbappe, raporton KosovaPress.
Mbappe shënon në minutën e 56’ nga penalltia për 1:0.
Golin e gjeni më poshtë.
Euro 2024: Francë-Poloni dhe Holandë-Austri, përfundon pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024, ku vetëm një gol është shënuar deri tani.
Pas më shumë se 45 minutave lojë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, Austria po avancon 1:0 kundër Holandës, raporton KosovaPress.
Goli i vetëm deri tani ishte autogol, pasi që Donyell Malen shënoi në portën e tij në minutën e 6’ për ta kaluar Austrinë në epërsi.
Ndërkaq, pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, Franca dhe Polonia shkojnë në pushim duke barazuar pa gola, 0:0.
Pjesa e parë:
Franca 0:0 Polonia
Holanda 0:1 Austria
Euro 2024: Formacionet zyrtare të Francës dhe Polonisë, ja vendimi për Mbappen
Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante të Euro 2024 mes Francës dhe Polonisë.
Përballja e sotme, e cila zhvillohet në Dortmund, i takon Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Franca barazoi pa gola, 0:0 me Holandën, kurse Polonia pësoi humbje 1:3 nga Austria.
Momentalisht, Franca zë vendin e dytë në Grupin D me katër pikë, aq sa ka edhe Holanda në vendin e parë, kurse Polonia renditet e fundit me asnjë pikë.
Përballja e fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin dhjetor të vitit 2022, ku asokohe Franca e mposhti Poloninë 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.
Franca (4-3-3): Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Tchouameni, Kante, Rabiot; Dembele, Mbappe, Barcola
Polonia (3-4-2-1): Skorupski; Kiwior, Dawidowicz, Bednarek; Zalewski, Zielinski, Moder, Frankowski; Urbanski, Szymanski; Lewandowski