Mbi 1.75 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 1.75 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që nga fillimi i luftës, informoi të hënën agjencia e Gardës Kufitare polake.

Jo të gjithë ata refugjatë mendohet se janë aktualisht në Poloni. Maciek Duszczyk, zëvendësrektor për kërkime në Universitetin e Varshavës vlerësoi se rreth një milion refugjatë mbeten në Poloni dhe pjesa tjetër tashmë janë larguar në vende të tjera, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Të dielën, 82,100 njerëz e kaluan kufirin, shkroi agjencia e Gardës Kufitare në Twitter./21Media

Back to top button