Mbi 1 mijë e 500 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Shumë të rinj kosovarë, largimin nga Kosova po e shohin si një alternativë për një jetë më të mirë e më të sigurt.

Mungesa e perspektivës konsiderohet indikator kryesor i braktisje së Kosovës nga të rinjtë, derisa autoritetet e shohin më shumë si zgjedhje apo preferencë individuale.

Qytetarët shprehin shqetësimin se trendi i ikjes mund të marrë përmasë edhe më të gjerë.

Krahas atyre që emigrimin e shohin si mundësi të vetme për sigurimin e një mirëqenieje, disa të tjerë mendojë se Kosova ofron mundësi për të punuar dhe për të bërë jetë cilësore.

Në Organizatën Rinore “Iuvenilia” thonë se përveç mungesë së perspektives, shkaktar i ikjes së qytetarëve është edhe mos vlerësimi personal e profesional.

“…në pjesë të ndryshme periferike e vrejmë jashtëzakonisht shumë ikjen e të rinjëve, ikin vazhdimisht vullnetar, vazhdimisht punëtorë, ikin kolegë, ikin familjarë, dmth migrimi është thujse të pakten qe dy vitet e fundit është i vazhdueshëm, veçanërisht në periferi. Arsyet e migrimit janë disa, ka disa, faktori ekonomik që permendët vazhdimisht, që ndoshta deri dikund është ma i arsyshëm jashtë Prishtinës dhe jashtë qendrave të mëdhaja rajonale si Peja, Prizreni, Ferizaj, të cilat kanë njëfar zhvillimi ekonomik ma të theksum dhe nuk qëndron shumë arsyeja…”

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin 2021 popullsia e Kosovës u zvogëlua për -24,215 banorë.

“…Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2021 është vlerësuar të jetë gjithsej 42,728 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2021 ishin emigrantët legal. Emigrimi legal ishte për shkak të: bashkimit familjar, martesave, gjetja e një vendi pune, shpërnguljes së përhershme, studime afatgjata me punësim. Popullsia e Kosovës gjatë vitit 2021 u zvogëlua për -24,215 banorë…”
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti mbi 1 mijë e 500 kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës./21Media

Back to top button