Mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë

 

Policia e Kosovës publikoi sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se në rrugët e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 26 aksidente trafiku,  prej të cilave 12 me të lënduar dhe 14 me dëme materiale.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 75 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 32 persona, ndërkaq 22 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button