Mbi 1 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Sot gjatë ditës në Kosovë 1560 persona kanë  aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Ai tha se në Leposaviq janë konvertuar 386 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë konvertuar 429, në Zubin Potok 223 dhe në Zveçan 234./21Media

Back to top button