Mbi 1 mijë persona me oksigjenoterapi nëpër spitale

Përderisa dje në ShSKUK po trajtoheshin 1234 pacientë, kjo shifer ka rënë për 25 pacientë. Megjithatë, numri i pacientëve që po kërkojnë tretman mjekësor mbetet i lartë.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së sot trajtim mjekësor po marrin 1209 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1102 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1019 me oksigjenoterapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 411 pacientë, 405 të konfirmuar me COVID-19, 357 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 798 pacientë, 697 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 662 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 114 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 112 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 166 pacientë
Spitali i Gjakovës, 112 pacientë
Spitali i Pejës, 212 pacientë
Spitali i Gjilanit, 139 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 37 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 56 pacientë
Spitali i Ferizajt, 76 pacientë./21Media

Back to top button