Mbi 1 mijë shoferë të dënuar për një ditë

 

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së premte kanë ndodhur 48 aksidente komunikacioni, 15 me të lënduar dhe 33 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 45 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia vetëm dje ka arrestuar 26 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button