Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

 

 

Në Itali janë regjistruar 10 mijë e 386 raste të reja COVID-19 dhe kanë vdekur 336 pacientë.

Sipas mediave vendase, ky numër është më i lartë nëse krahasohet me 7 mijë e 351 raste të reja dhe 258 vdekje të hënën.

Ndërkohë bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është tani 2 milionë e 739 mijë e 591, dhe numri i të vdekurve 94 mijë e 171.

Eksperti i rasteve me COVID-19, Massimo Galli ka thënë në një televizion italian të martën se reparti i tij ishte “pushtuar” nga rastet me variante të reja të koronavirusit.

Sipas medieve italiane, Galli, një profesor i sëmundjeve infektive në universitetin e Milano-s dhe një mjek në Spitalin Sacco të Milano-s, ka thënë tutje se “të gjithë” dëshironin të rihapnin Italinë, por përhapja e varianteve të reja, përfshirë atë britanik, bëri që një bllokim i ri të jetë një skenar më i mundshëm.

Ne të gjithë jemi dakord se do të dëshironim që të gjitha të rihapeshin, por unë shoh një repart të pushtuar nga variante të reja dhe ky është rasti në të gjithë Italinë, gjë që e bën të lehtë të parashikosh që së shpejti do të kemi probleme më serioze”, citohet të ketë thënë Galli./21Media

Back to top button