Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Japoni

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni ka arritur në mbi 100 teksa mbi 200 persona janë ende të zhdukur.

Tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë shkatërroi infrastrukturën, duke lënë 23,000 shtëpi pa energji elektrike në rajonin Hokuriku.

Kërkimet për të mbijetuarit nën ndërtesat e shembura vazhduan për të gjashtën ditë teksa mbi 30,000 të evakuuar presin ndihmë.

16 viktima të tjera u konfirmuan në qytetin Wajima dhe qytetin Anamizu të shtunën, duke e çuar totalin në 110, tha agjencia e lajmeve Kyodo.

Që nga mëngjesi i së shtunës, 98 persona ishin konfirmuar të vdekur teksa ky është numri më i lartë që nga tërmetet në Kumamoto në Japoninë jugperëndimore që la të vdekur 276 njerëz, në vitin 2016.

Back to top button