Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë janë 11 mijë e 862 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Ndërsa nga 6 mijë e 630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sipas statistikave që u publikuan, sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144 mijë e 183./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?