Mbi 11 milionë euro për Kosovën
Vlerësohet lartë puna e ministrisë
Ministria e Financave njoftoi se sot ka pranuar prej Komisionit Evropian shumën prej 11,499,970.00 euro si mbështetje direkte buxhetore. Zyra e Informimit të kësaj ministrie tha se ky është shpërblim për punën e madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit.
“Menaxhimin e suksesshëm të financave publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në komunikatë.
Të gjitha këto detyra nga kjo ministri thanë se janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.