Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, ku në këtë pesë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milionë më shumë

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave, ku në këtë pesë mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milionë më shumë

Sipas Doganës, krahasimi në mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që ka një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milionë.

“Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milion euro kurse gjatë këtij vitin e kemi arritur të kalojnë 401,5 milion, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së  me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milion) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.