Mbi 12 % dalin në zgjedhje deri në orën 10:00

Shqipëria voton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka njoftuar se deri në orën 10:00, kanë votuar 12.16 përqind e qytetarëve me të drejt vote.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 18 parti politike, me 2 mijë e 666 kandidatë të regjistruar për deputetë. Në mbarë vendin janë ngritur 5 mijë e 362 qendra votimi, ndërsa zgjedhjet dhe mbarëvajtja e tyre do të vëzhgohen nga 5 mijë e 351 vëzhgues, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.

 

Back to top button