Mbi 137 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë 413 mijë e 78 doza të vaksinës antiCOVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë 137 mijë e 445 qytetarë të cilat janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkohë që të premten, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të mos përballen edhe me variantin Delta.
”30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës. Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641. Në total numri i rasteve aktive është 366”, thuhet në njoftim.

Back to top button