Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 14 mijë e 639.
Ndërkaq, edhe 643 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa janë bërë edhe 4 mijë e 285 testime.
Në 24 orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës, ku në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 433 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button