Mbi 14 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 14 mijë e 149 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Në Kosovë këtë të shtunë janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi.
Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur edhe për 56 raste të reja të të infektuarve. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 3,327 mostrave./21Media

Back to top button