Mbi 16 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 16 mijë e 905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521 mijë e 737 doza të vaksinës.
Deri më sot 174 mijë e 991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit një qytetar i Kosovës ka humbur betejën me COVID-19. Kurse nga 6 mijë e 86 testime të kryera, janë konfirmuar 888 raste të reja me COVID-19./21Media