Mbi 1700 të arrestuar në protestat kundër luftës në Ukrainë
Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi, kanë raportuar mediat lokale.
Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info.
Mijëra u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg.
“Jo luftës” ishte pikturuar në portën e përparme të dhomës së ulët të parlamentit rus.
“Jam në shok. Të afërmit dhe të dashurit e mi jetojnë në Ukrainë,” tha Anastasia Nestulya.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, njoftoi se të paktën 57 persona kanë vdekur dhe 169 persona të tjera janë plagosur pas sulmeve nga forcat ruse.
Duke folur drejtpërdrejt në kanalin televiziv 1+1 të Ukrainës, Lyashko tha se spitalet dhe punonjësit mjekësorë ishin gjithashtu nën sulm të enjten, duke përfshirë Avdiivka-n dhe Vuhledar në Donetsk ku ka viktima të raportuara mes punonjësve mjekësor, përcjellë rtv21.tv
Ndërsa më shumë se 100 mijë njerëz kanë lëvizur brenda Ukrainës, duke ikur nga dhuna për në një vend më të sigurtë, thanë nga Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara./21Media