Mbi 1950 fëmijë u lindën sivjet në Gjakovë

Këta ishin emrat e preferuar këtë vit në Gjakovë

Bazuar në regjistrat e gjendjes civile, Komuna e Gjakovës këtë vit ka regjistruar 1955 lindje të reja që nga 1 janari i 2019 deri më 23 dhjetor 2019. Emrat e gjinisë femrërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena. Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.

E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 janari deri më 23 dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.

Back to top button