Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 mijë e 345 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 40 aksidente, 14 me të lënduar, derisa 26 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button