Mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku për 24 orë
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 360 tiketa trafiku për qytetarët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërsa për mosrespektim të masave kundër COVID-19 janë shqiptuar 230 tiketa.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 27 aksidente trafiku me të lënduar dhe 33 aksidente trafiku me dëme materiale.
Janë arrestuar 30 persona, në mbajtje janë dërguar 12 persona, kurse në vuajtje të dënimit 2 persona./21Media