Mbi 2 mijë e 800 persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

2 mijë e 827 persona deri më 16 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Vetë

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 93 aplikime në gjithë vendin.

Ai ka thënë se në Leposaviq janë konvertuar 772 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë 753, në Zubin Potok 426 dhe në Zvecan, 495

Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

Back to top button