Mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID.
Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 2 mijë e 065 tiketa antiCOVID-19.
Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut të shqiptuara janë 1 mijë e 463, ku gjithashtu ka pasur një aksident me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale.
Ndërkaq, siç ka bërë të ditur policia, brenda 24 orëve janë arrestuar 25 persona, nga të cilët, 9 janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button