RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 2 mijë mjekë e infermierë morën dozën e dytë të vaksinës

Që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë va

nga Kaltrina Berila3 qershor 20213 qershor 2021

Që nga dita e djeshme kur në Kosovë ka nisur edhe shpërndarje e dozës së dytë për profesionistët shëndetësor deri sot me këtë dozë janë imunizuar mbi 2 mijë. Ndërsa, në nivel vendi deri tani janë vaksinuar vetëm me dozën e parë mbi 74 mijë qytetarë të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i qendrës kryesore të vaksinimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë sallë janë vaksinuar 450 persona, ndërsa në nivel vendi janë imunizuar rreth 1 mijë e 600.

“Aktualisht deri në këto qaste që në flasim kemi në sallën “1 Tetori” mbi 450 të vaksinuar nëse i referohemi nivelit të vendit kemi rreth 1 mijë e 600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë e vaksinimit deri në këto qaste që flasim atëherë kemi rreth 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe siç po e shihni të gjithë qoftë qytetarët qoftë personeli shëndetësor janë duke respektuar orarin dhe terminët nga telefonatat e pranuara nga Qendra e Thirrjeve dhe fatbardhësisht çdo gjë që deri tani të ecë shumë mirë“, tha Bardhi.

Bardhi tutje tha se mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë nga dje e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

“Nëse i referohemi totalit deri më tani mbi 2 mijë janë të vaksinuar tashmë sa i përket procesit të dozës së dytë dhe të gjithë këta po respektojnë kohën e ndarë për ta sipas terminëve të ndara nga Qendra e Thirrjeve”, tha Bardhi.

Në Kosovë tashmë ka nisur edhe dhënia e dozës së dytë e vaksinës AstraZeneca për profesionistët shëndetësor të cilët dozën e parë e morën në fillim të muajit prill.

Ndërsa, aktualisht po vazhdon edhe vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç. Gjithë vaksinimi po realizohet me donacionet e dhuruara nga COVAX dhe BE-ja. E Kosova javën e kaluar ka nënshkruar me kompaninë Pfizer blerjen e 1.2 milionë vaksinave kundër COVID-19, derisa vaksinimi masiv është paralajmëruar të filloj nga 15 qershori.

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
LAJMI TJETËR →
​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

Lexo edhe

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

2 orë më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

45 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

1 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë