Mbi 2 orë pritje për të dalë nga Kosova

Mbi dy orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1500 metra.
Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova nga pika kufitare në Jarinjë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 70 metra.
Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 20./21Media