Mbi 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar nga flakët

 
Në ditën e katërt të zjarrit në Parkun Kombëtar të Tomorrit në Shqipëri situata vazhdon të jetë ende alarmante.
Deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë pyje, ndërsa mbrëmjen e kaluar situata është përkeqësuar pasi janë shtuar disa varta të reja zjarri.
Era e madhe e së mërkurës ka favorizuar flakët duke bërë që zjarri të përhapet më tej.
Terreni shumë i vështirë shkëmbor në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Nga ana tjetër pavarësisht ndërhyrjes ajrore ende zjarri nuk është vënë në kontroll.
Problem paraqet dhe djegja e pishave që janë në lartësi, të cilat më pas shkëputen dhe rrezikojnë përhapjen e vatrave të reja të zjarrit.
Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, ndërsa po ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Në pranga ranë B.M, 50 vjeç dhe E.T, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha./oranews

Back to top button