Mbi 20 mijë doza të vaksinës antiCovid janë dhënë për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20 mijë e 358 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622 mijë e 68 doza të vaksinës.
Deri më sot 215 mijë e 329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media