Mbi 2000 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmetet e forta që tronditën Afganistanin perëndimor është rritur në mbi 2,000, tha të dielën një zëdhënës i qeverisë talebane. Është një nga tërmetet më vdekjeprurëse që ka goditur vendin në dy dekada.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 i ndjekur nga pasgoditje të forta vrau dhjetëra njerëz në Afganistanin perëndimor të shtunën, tha autoriteti kombëtar i vendit për fatkeqësitë.

Por Abdul Wahid Rayan, zëdhënës në Ministrinë e Informacionit dhe Kulturës, tha se numri i të vdekurve nga tërmeti në Herat është më i lartë se sa ishte raportuar fillimisht. Rreth gjashtë fshatra janë shkatërruar dhe qindra civilë janë varrosur nën rrënojat, tha ai ndërsa bëri thirrje për ndihmë urgjente./21Media

Back to top button